Koronavirus, futbollisti i Juventusit dhe e dashura e tij u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë

Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa dhe e dashura e tij Nathalia Felix u kanë ardhur në ndihmë personave të cilët janë në kushte të vështira gjatë pandemisë së koronavirus, në vendlindjen e tij Brazil.

Makina e mesfushorit brazilian ishte e mbushur plot me me furnizime, siç shihet në fotot e publikuara nga bukuroshja braziliane, të cilat ajo i shoqëron me vargje nga bibla.

“Përmbledhja e ditës tonë. Po ndihmojmë njerëzit në nevojë. Çfarëdo që bëni, duhet ta bëni me gjithë zemër, sikur po punoni për zotin dhe jo për njerëzit,” shkruan  Feliks në Instagram.