Mbante lokalin hapur në mes të qytetit, dyshohet se infektoi 46 vjeçarin

Mbrëmjen e së hënës është konfirmuar pozitiv një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura me COVID 19 në këtë qytet.

Mësohet se rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.

Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-1. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet./faxweb

Sipas burimeve ai ka pasur kontakte me kryefamiljarin e familjes së dytë të infektuar në Elbasan, 62 vjeçarin N. S pasi e kishte klient në lokal, por edhe bashkëshortin e Zv drejtores së bankës. Frika e autoriteteve është përmasa e vatrës së infeksionit, pasi zhvillimi i aktivitetit të klubit deri vonë vë në rrezik të gjithë klientët që e kanë frekuentuar.