76 viktima në 24 orë/ Turqia konfirmon 725 të vdekur dhe mbi 34 mijë të infektuar

Gjatë ditës së sotme, Turqia ka raportuar 76 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 725 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.  

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 34.109, me 3.892 raste të reja të raportuara në 24 orët e fundit.