COVID-19/ Rriten sërish vdekjet brenda radhëve të ‘bluzave të bardha’ në Itali

Është rritur sërish numri I vdekjeve brenda radhëve të bluzave të bardha në Itali, ku deri tani janë 94 mjekë dhe 26 infermierë që nuk ia kanë dot në luftën e vështirë përballë COVID-19.  

Vetëflijimi për të shpëtuar pacientët është vlerësuar pa masë nga presidenti italian, Sergio Mattarella, i cili i ka dërguar një mesazh falënderues bluzave të bardha në Ditën Botërore të Shëndetësisë.  

“Mirënjohje për infermierët në linjën e parë, si dhe për mjekët, asistentët dhe studiuesit. I kemi parë të punojnë deri në pikën e fundit të fuqisë së tyre për të shpëtuar jetë njerëzore dhe shumë prej tyre e kanë paguar me jetë”, tha ai.