Ministres i vdes i ati/ Kurti e jep lajmin gjatë konferencës për shtyp

Ministrja në detyrë të Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdaritsot, sot ka patur një humbje të madhe.

Anëtares së kabinetit të drejtuar ende nga Albin Kurti i ndërroi jetë i ati dhe lajmin e kobshëm e dha pikërisht kryeministri në detyrë gjatë një komunikimi me mediat.

Sipas Kurtit, humbja e madhe nuk e ka ndaluar ministren Hajdari në luftën kundër korrupsionit.

“Sot ministres Hajdari i ka vdekur babai, por ne jemi  të vendosur në luftën  kundër krimit dhe korrupsionit. Pas konferencës  Rozetës i duhet të shkojë në Pejë për ta përgatitur ceremoninë  e varrimit.  Përkushtimi jonë është të luftojmë krimin dhe korrupsionin por kjo duhet të vazhdohet edhe në organet e tjera të shtetit”, ka thënë Kurti.

Lajmin për vdekjen e babait të ministres në detyrë e kanë bërë të ditur edhe familja e saj në rrjete sociale.