Trump shpërthen ndaj OBSH-së: Përhapi Koronavirusin! Pse na dhanë një rekomandim të gabuar?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka propozuar ditën e sotme shkurtimin e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi sipas tij kla ndikuar në "mbrojtjen" e Kinës si përgjegjëse për përhapjen e pandemisë së Koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter Trump shprehet se e quan veten me fat që refuzoi propozimin e OBSH për të mbajtur të hapur kufijtë me Kinën.

“OBSH e shpërtheu atë. Për disa arsye, e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë shumë e përqëndruar në Kinë. Ne do t'ju japim një pamje të mirë. Për fat të mirë unë i kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës. Pse na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?", shkruan presidenti amerikan.

Aktualisht, SHBA janë shteti më i prekur nga COVID-19 me mbi 377 mijë të prekur dhe mbi 11,000 viktima.