FOTO/ Ushtarët shqiptarë bëjnë shqiponjën, tërbohen grekët

Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka tërbuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku ushtarët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.

Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t’u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë.

Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla.