VIDEO/ Lajm i hidhur për Sokol Cikalleshin, ja çfarë ka ndodhur në ndeshjen kundër Fenerbaçes

Fenerbahçe i ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së sulmuesit të kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshit, Instanbul Basaksehir me rezultatin minimal 1-0.

Basaksehir qëndron në krye të klasifikimit në Turqi që prej javës së parë të kampionatit.

Skuadra ndjekëse Besiktas ndodhet në kuotën e 38 pikëve, -1 nga udhëheqësit por, ka një ndeshje më pak që do ta luajë kundër Alanyaspor me datë 23.

Sokoli nuk ka qenë as në stolin e rezervave për këtë ndeshje.