Testimi në masë, Rama e heq sërish fajin nga vetja: Nuk jam unë ...

Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht thirrje për shtimin e testeve ndaj personave të dyshuar si të infektuar me koronavirus, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se qeveria nuk ka për të marrë mendjen e PD-së por do të zbatojë atë që rekomandon Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Rama ironizon PD-në duke thënë se dikush duhet t’ia thotë se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen ndërsa shton se ajo i’a fut kot

‘A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?!

Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë!

Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË!

Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!’, shkruan Edi Rama në Twitter.