‘Shpërblimin do e jepnim për bamirësi’/ ‘Shuplaka’ e mjekëve për Edi Ramën

Mjekët nisën protestat në vend, pasi kryeministri Edi Rama u premtoi 1 mijë euro shpërblim, por u dha më pak se 40 euro. Më pas, në mënyrë skandaloze, Rama i kërcënoi mjekët që dolën në protesta.

Të parët dolën në protesta mjekët dhe infermierët e Lezhës. Ata thanë së përballuar 14 raste me koronavirus. Kjo i bën ata që të jenë në vijën e parë të zjarrit, ndryshe nga pretendimet e Ramës.

Por në mënyrë sfiduese, ata thanë se nuk e donin për vete shpërblimin, pasi do e jepnin për bamirësi.

“Lekët do të shkojnë për familjet në nevojë. Me rastin e Covid-19, gatishmëria jonë është 120 përqind. Nuk na ka bërë shpërblimi të punojmë 100 përqind.

Këtë shumë do e kalojmë për familjet në nevojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë sërish 100 përqind,” tha një përfaqësues i protestuesve.

Kjo sfidë që i bëjnë mjekët Ramës vijnë në kohën kur kryeministri ka ngritur duart lart duke thënë se nuk ka lekë për të ndihmuar njerëzit.