41 mjekë dhe infermierë të infektuar nga 4 qytete/ Po këta nuk ishin te vija e zjarrit për kryeministrin?

Koronavirusi në Shqipëri mes 383 të infektuarve ka prekur edhe 41 nga stafi shëndetësor ku gjysmat prej tyre janë shëruar.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e ISHP, Silva Bino bëri me dije se 41 të infektuarit ishin shumica nga Tirana dhe nga Durrësi, Lushnja e Korça.

Po ashtu Bino ka thënë se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë.

Por kryeministri Edi Rama i kërcënoi bluzat e bardha sot se nuk do marrin shpërblim pasi nuk janë në vijat e zjarrit. Po kush nuk qenka në vijë zjarri sot nga bluzat e bardha kudo në vend?