Pas katër ditë me ulje, rriten sërish vdekjet në Spanjë

Pas katër ditë me ulje, rriten sërish vdekjet në Spanjë.

743 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është një rritje prej mbi 100 persona, pasi një ditë më parë u regjistruan 637 viktima.

Në total numri i atyre që kanë vdekur shkon në 13.798.

Spanja shpresonte që numri i vdekjeve në vend të vazhdonte trendin e uljes.

Më shumë se 140.500 persona janë infektuar në këtë vend. Ky është numri i dytë më i madh në botë pas SHBA.