E bujshme/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e Ibrahimovicit

Serie A është pezulluar për shkak të pandemisë globale së koronavirusit dhe nuk ka siguri se kur do të fillojë përsëri.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, gjiganti suedez ka dëshirë të luajë edhe një vit tjetër, para se të “varë këpucët në gozhdë”, sepse ai nuk dëshiron t’i japë fund karrierës me një kampionat të pasigurt si ky.

Prioritet i Ibras është klubi kuqezi të mbyllë karrierën në kushte normale. Suedezi ka nënshkruar kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër dhe së shpejti do të nisë bisedimet me Gadzidis.

Kujtojmë që marrëveshja aktuale e Ibrahimovicit me Milanin skadon në qershor të këtij viti.