ZYRTARE: Muller rinovon kontratën me Bayernin deri në vitin 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare.

Bayern Munchen ka rinovuar kontratën me një nga lojtarët më të vjetër dhe më të rëndësishëm që ka në skuadër.

Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka mbajtur veshur vetëm fanellën e skuadrës bavareze.

Ditën e sotme Muller ka nënshkruar kontratën e re dhe do të jetë pjesë e rekordmenëve të Gjeramnisë deri në vitin 2023.

30-vjeçari ka shënuar deri tani 195 gola në 521 ndeshje me Bayernin.