Pesë mijë lekë shpërblim për betejën?! Mjekët e Urgjencës në Lezhë hidhen në protestë

Punonjësit e Urgjencës së Lezhës janë ndier të fyer mëngjesin e sotëm kur kanë konstatuar se shpërblimi për punën e tyre të rrezikshme në kushtet e pandemisë së koronavirusit ishte vetëm 5 mijë lekë!

5 mijë lekë, përkundër 1000 eurove të premtuara për ata që do të ishin në vijën e parë luftës kundër COVID-19.

Përfaqësuesi i punonjësve të indinjuar të Urgjencës, mjekë, Infermierë, barelistë etj. që kanë shkuar në dhjetëra familje këto ditë për t'íu gjetur pranë të sëmurëve, deklaroi se këtë të ashtuquajtur shpërblim ata e refuzonin dhe se kishin vendosur ta kthenin mbrapsht që t'iu dhurohej familjeve në nevojë, sepse nuk ishte ky premtimi që iu bë nga kreu i Qeverisë.

Ndiqni deklaratën: