‘Ylli’ i Milanit do të largohet nëse klubi nuk kualifikohet në Kupat e Europës

Milani duket se gjatë merkatos së verës do të humbë Theo Hernandezin.

Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në këtë sezon te “Rossonerët” dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Manchester United, Juventus, Paris Sain-Germain e Manchester City, janë disa nga skuadrat e mëdha që po tentojnë transferimin e tij.

Mediiat iberike bëjnë me dije se qëndrimi i tij në “San Siro” varet nëse klubi kuqezi kualifikohet ose jo sezonin e ardhshëm në Kupa e Europës.