12 shqiptarë kanë humbur jetën deri tani në New York

Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi ka konfirmuar live në emisonin ‘Opinion’ se deri tani kanë humbur jetën 12 shqiptarë.  

" një shtëpi funeralesh Brooklyn kishte mbi 256 trupa pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15", tha Kepi.   

Ndërkohë numri i infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ SHBA, teksa janë regjistruar 10,300 viktima gjitha shtetet.    

Deri tani shteti i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4,700  viktima.  

Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.    

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është zbritje ku nga dita ditë shfaqen pak persona infektuar, ndërsa numri i shëruarve rritet.    

Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit.    

Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do jetë e vështira për SHBA luftën kundër pandemisë, ku shifrat do rriten ndjeshëm.