New York në luftë me COVID-19/ Mjeku shqiptar tregon përvojën nga vija e parë e frontit

Doktor Sulejman Çelaj është drejtor i pavionit të kardiologjisë në spitalin St. Barnabas në Bronx, New York. Ndërsa qyteti kryesor në SHBA është bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprusës, kardiologu shqiptar është vendosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Në një intervistë me kolegun Kastriot Haxhiaj, doktori i njohur shqiptar tregon për “Zërin e Amerikës” mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë ndërsa ende nuk ka një vaksinë.

Ai flet për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë duke luftuar siç thotë me një “armik”, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.