Lëvizja Perandorake Ruse shpallet organizatë terroriste nga SHBA

Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar grupin ultra-nacionalist Lëvizjen Perandorake Ruse, një organizatë terroriste, tha sot një zyrtar i Departamentit të Shtetit.  

Anëtarët e grupit me seli në Rusi, e konsiderojnë veten si nacionalistë ortodoksë rusë që mbrojnë restaurimin e monarkisë dhe favorizojnë interesat e rusëve etnikë, ukrainasve dhe bjellorus, raporton Reuters.