Mbërritëm... Epokë e re me SYRI TELEVIZION

Pas një punë të gjatë, të lodhshme por shumë të bukur, Syri Televizion është gati të vijë te shikuesit shqiptarë me ide të reja duke shpresuar kështu në nisjen e një epoke të re për mediat në vend.

Me misionin për të thënë vetëm të vërtetën, pa dorashka, përherë në krah të qytetarëve dhe Nën moton "më qartë, më thellë dhe përtej propagandës", Syri TV vjen këtë muaj në të gjitha familjet shqiptare.

Emisione të shumta, debate, analiza, gazetarët më të mirë në vend dhe surpriza pa fund ju presin në këtë rrugëtim të përbashkët.

Shikim të këndshëm...