Italia nuk gjen paqe/ Raportohen 636 vdekje dhe 3599 raste të reja në 24 orë

Brenda 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 636 viktima si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 16,523.  

Me këto shifra, duket se kurba e të infektuarve dhe viktimave është në ulje, pavarësisht se një ditë më parë u regjistruan 525 viktima.  

Ndërsa numri i të infektuarve në orët e fundit është 3,599 raste të reja me 132,547 persona në total.  

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit kemi patur 1022 raste, ndërsa numri total i tyre arrin në 22,837.

Gjithashtu, në terapi intensive gjenden 3898 pacientë.