87 mjekë të vdekur nga koronavirusi në Itali, mbi 12 mijë punonjës shëndetësie të infektuar

Sipas Federatës së urdhrit të mjekëve (Fnomceo), ka shkuar në 87 numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.  

Nga përditësimet e fundit, janë regjistruar edhe 7 vdekje të tjera: dy mjekë të përgjithshëm, një internist, një mjek spa, një reanimator, një kardiolog dhe një radiolog.  

Raporti i fundit i Institutit Superior të Shëndetësisë, konfirmon 12 252 punonjës shëndetësorë janë të infektuar.