VIDEO/ Vajza vjedh buzëkuqin e së ëmës, lyen gjithë dhomën të kuqe

Një mama u shokua kur zbuloi se fëmija i saj kishte lyer tapetin, mobiljet dhe muret me buzëkuqin e saj të shtrenjtë.

Vajza e vogël nuk u mjaftua me dhomën, por lyu dhe të gjithë fytyrën e saj, duart dhe fustanin me buzëkuqin e së ëmës 22 vjeç.

Mamaja u mërzit në fillim por më vonë tregon se ishte e vështirë të mos qeshte me situatën që e bija ia doli të krijonte për më pak se 20 minuta, teksa ajo flinte.