VIDEO/ Mamaja krijon pengesa me ‘rrjetë merimange’ për të argëtuar djalin në karantinë

Një mama gjeti një mënyrë gjeniale për të argëtuar djalin e saj 4 vjeçar edhe gjatë karantinës.

Ajo e bëri këtë duke krijuar ‘rrjeta merimange’ prej fije peri në shtëpi, të cilët do të ishin pengesat për të birin.

Ky i fundit u vesh me një kostum Spider-man dhe kacavirret në dhomë, për të kaluar pengesat.