Shërohen edhe 3 anëtarë të personelit shëndetësor
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se kanë arritur të mundin koronavirusin edhe 3 punonjës të personelit mjekësor. Tashmë ka shkuar në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga Covid-19.
Postimi i plotë
''Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP
Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga Covid-19.
Deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19.