Shtetrrethimi/ Në 24 orët e fundit, hiqen 19 leje drejtimi, gjobiten 166 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e qarkullimit.

''Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar ne heqeje të lejes së drejtimit dhe bllokim të mjetit.

Janë gjobitur me 10 mijë lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta'

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes së aktivitetit'', njofton Policia e Shtetit.