Lleshaj vizitë tek tregjet në Shkodër: Nuk ka ndërgjegjësim, do ashpërsohen masat

Mëngjesin e sotëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar Shkodrën ku inspektoi tregjet në këtë qytet.

Vizita e Ministrit të Brendshëm është bërë në kuadër të situatës së rënduar ditët e fundit në këtë qytet. Shkodra ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Gjatë inspektimit në këtë qytet Lleshaj ka deklaruar se do të ashpërsohen masat edhe më tej.

“Do të ashpërsohen masat për shkak të situatës së ditëve të fundit, nga mosrespektimi i masave në tregje. Kam parë shumë shitës dhe blerës. Policia e Shkodrës po vepron si duhet por kjo nuk mjafton pasi edhe qytetarët duhet që të respektojnë masat, kjo për të mirën e tyre”, tha Lleshaj në një prononcim për mediat.