Koronavirusi në Serbi, pacienti më i ri i infektuar është vetëm 3 vjeç
Serbia vazhdon të ballafaqohet me rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus.
Pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Serbi është 3 vjeç dhe vjen nga Novi Pazari, raportojnë mediat serbe.
Në këtë qytet deri më 2 prill nuk ishte asnjë rast me koronavirus, kurse tani janë gjithsejtë 22 të infektuar.
Më tepër se 1700 persona janë në izolim. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë sot Novi Pazarin për të dhuruar 13 respiratorë.
Përndryshe, përveç Novi Pazarit në rrethinë ka të infektuar edhe në Prijepolje 4, Novi Varos 5 dhe në Sijenicë, një person.