Mbi 1,2 milion të infektuar në të gjithë botën, rreth 70 mijë të vdekur
Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,2 milion konkretisht, 1,274,956.
Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 69,487
Të shëruar deri tani janë 262,985 pacientë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 337,637 ndërsa të vdekur janë 9,618.
Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 15,887 viktima.
Ndërsa Franca ka 8,078 numrin total të të vdekurve
Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 21 dhe janë 361 të infektuar.