Kështu mund t’i hiqni puçrrat brenda një nate

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme dhe aspak tërheqëse.

Sidoqoftë rastet nuk janë të rralla, ku trajtimet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.

Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën.

Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.