'Kemi ndihmuar 163,811 familje'/ Vasili, Ramës: Bëji publike listat ose...

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkon Ramës të publikojë listat e familjeve që deri tani ka ndihmuar me operacionin humanitar.

Vasili i kërkon Ramës të publikojë edhe çfarë ushqimesh dhe ilaçesh i ka çuar familjeve dhe pensionistëve të vetmuar ndryshe çdo gjithçka është propagandë dhe tallje.

"Nëse Edi Rama nuk i bën publike këto, do të thotë se gjithçka është thjesht një mashtrim propagandistik i mjerë dhe i pështirë", shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Rama te bej publike listat ndryshe gjithshka eshte tallje,agjitacion dhe propagande!!

Rama te beje publike listat e 163811 familjeve, qe kane marre sipas deklarimeve te tij,ushqime dhe ilace.

Te beje publike cfare ushqimesh u ka cuar.

Te beje publike cfare ilacesh u ka cuar.

Nderkohe qe mijra e mijra nevojtare ane e mbane vendit s'kane marre asgje dhe jane ne varferi dhe hall shume te madh edhe per buken e gojes.

Ne se Edi Rama nuk i ben publike keto, do te thote se gjithshka eshte thjesht nje mashtrim propagandistik i mjere dhe i peshtire.