‘Njerëzit prej vitesh të infektuar nga koronavirusi’

Një teori që po përhapet këto ditë në mesin e studiesve thotë se koronavirusi mund të ketë qenë te njerëzit prej vitesh.

Teoria bazë është që koronavirusi kaloi nga një lakuriq nate te njerëzit në qytetin Ëuhan të Kinës.

Por ka shkencëtarë që po e hedhin në dyshim këtë teori, duke thënë se virusi mund të ketë kaluar te njerëzit shumë muaj më parë dhe mund të jetë adoptuar duke u bërë më vdekjeprurës.

‘Mendoj se mund të ketë qarkulluar te njerëzit për njëfarë kohe,’ tha Ian Lipkin, profesor i epidemiologjisë në universitetin ‘Columbia’.

Duke folur për CNN, ai tha se nuk dihet se përsa kohë mund të ketë qarkulluar.

‘Ndoshta vite,’ tha ai.

Edhe një studim në revistën ‘Nature Medicine’ i jep zë kësaj teorie, sipas të cilës, njerëzit kanë qenë të infektuar për vite, pa e ditur.

‘Thjesht nuk e kemi pikasur,’ thotë profesor Robert Gary, autor i këtij studimi. Gary shton se të tjera variacione të koronavirusit kanë kaluar pa u pikasur nga shkencëtarët për dekada.

Edhe epidemiologu Andreë Cunningham thotë të njëjtën gjë për CNN: ‘Disa koronaviruse, në një formë të butë, qarkullojnë për dekada përpara se të zbulohen’.

Këto komente vijnë në kohën kur bota është në mesin e një pandemie, e cila nuk dihet se sa do të zgjasë.