‘Pastaj nisi historia jonë e dashurisë’, Alketa Vejsiu zbulon se si e njohu bashkëshortin e saj

Në një intervistë ekskluzive për revistën italiane ‘Oggi’, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu foli sërish për ëndrrën e saj italiane.

Në postimin e publikuar dhe në ‘Instagram’, Vejsiu zgjodhi të përmendë, ndryshe nga çdo herë tjetër edhe bashkëshortin e saj, për të cilin ka folur rrallëherë publikisht.

“E kam njohur kur vendosa të blej një shtëpi për prindërit e mi, para 20 vitesh. Në atë periudhë, bëja dy punë për të përballuar garancinë për kredinë e shtëpisë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lashë një takim, mbaj mend që u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë sytë e tij bojëqielli të jashtëzakonshëm. Për nëntë muaj, deri kur pagova këstin e parë, nuk ndodhi gjë, pastaj nisi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës sime,” tregoi Alketa kur u pyet mbi bashkëshortin gjatë intervistës.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, moderatorja ka zgjedhur të tregojë diçka më shumë rreth historisë së dashurisë së jetës e saj, fryt i të cilës kanë ardhur edhe dy fëmijët, Lionel dhe Nicol.