‘Keq puna’, çfarë problemesh po has Klea Huta gjatë shtatzënisë?

Një muaj më parë moderatorja simpatike, Klea Huta, konfirmoi shtatzëninë e saj me një foto nga ekspozita “Portret jete” e Anjeza Dyrmishit.

 Edhe pse është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar, Klea ka zbuluar një nga problemet që po has gjatë shtatzënisë, që ka të bëjë me gjumin. Ajo ju ka kërkuar ndjekësve ta ndihmojnë se ku mund të gjejë një jastëk që është posaçërisht për gratë shtatzënë.

“Keq puna”, shkruan moderatorja duke treguar se gjumin nuk po e bën aspak rehat. Megjithatë pavarësisht kësaj, problemet ‘zhduken’ kur emocionet janë të mëdha e sidomos kur Klea dhe Elgiti do të bëhen prindër për herë të parë.