Paloka: Humb jetën nga koronavirusi, ish-kampioni i boksit

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Mësohet se ka ndërruar jetë Skënder Kurti ish kampion boksi.

Është nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili i ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

‘Te qofte dheu i lehte Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj qe kete here nuk ja dole!’, shkruan Paloka në Facebook.