FOTO/ Shoferi në gjumë, kamioni përmbyset në Peqin

Një aksident, ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Paulesh të Peqinit.

Siç bëhet e ditur, kamioni me targa maqedonase ka dalë nga rruga dhe shoferi ka marrë disa plagë të lehta.

Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave, aksidenti ka ndodhur nga fakti se shoferi ishte në një moment përgjumje.

Kamioni ishte i mbushur me mallra ushqimore.