Fitoi betejën me koronavirus, Rossi i premton gjyshe Linës se do të shkojë ta takojë

Koronavirusi  ka mbërthyer mbarë botën, mirëpo herë pas herë nga ky virus famkeq vijnë edhe lajme positive dhe kështu mund të thuhet edhe për Italica Grondonën, ose e njohur ndryshe si Gjyshe Lina, e cila fitoi betejën me koronavirusin në moshën 102-vjeçare.

Gjyshe Lina la spitalin San Martino të Gjenovës pas trejavësh betejë me virusin vdekjeprurës, ndërsa në një rrëfim për CNN, zbuloi se kishte idhull valentine Rossin dhe se do të donte ta takonte.

Kaq mjaftoi që piloti 9 herë kampion bote në Moto GP të telefonojë personalisht Gjyshe Linën dhe t’i premtojë se do të shkojë ta takoje menjëherë sapo të normalizohet situata, duke qenë se aktualisht edhe Italia është e izoluar për shkak të Covid-19.