FOTOLAJM/ Pamje nga Tirana, dy të vdekur përcillen në botën tjetër

Kohëra të vështira po kalojnë njerëzit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, e gjithë bota, mes të cilëve edhe shqiptarët, janë mbyllur në shtëpi duke u distancuar.

Por duket se pamje të trishta sot kanë ardhur nga Tirana.

Siç edhe duket në pamje, dy persona janë përcjellë për në banesën e fundit, të vetmuar dhe askush nuk i ka shoqëruar.

Dy makinat e agjencive funerale nuk i ka shoqëruar askush nga familjet e dy personave që kanë ndërruar jetë.

Fatkeqësisht po përcillen të vetëm në botën tjetër.