VIDEO/ Stërvitje në shtëpi, FSHF publikon ushtrimet e ditës së nëntë

Si të gjithë futbollistët në botë edhe ata shqiptar janë të izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke parë situatën në të cilën ndodhen, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’iu vijë në ndihmë, duke shpërndarë në faqen zyrtare video me ushtrime të ndryshme që mund të kryhen në shtëpi.

Në videon e emërtuar si dita e “9”, FSHF këshillon për kryerjen e ushtrimeve praninë e një tapeti, një llastiku, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.                                             

“Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Zv.përgatitësi atletik i skuadrës kombëtare, Luca Laurenti do të shpjegojë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra”.