Arsenal nis bisedimet me futbollistin e PSG-s
Skuadra e Arsenal ka nisur bisedimet me futbollistin e PSG-s, Layvin Kurzaëa.
Sipas asaj që raporton “Express”, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të parisienëve.
Në garë për shërbimet e lojtarit është edhe Barcelona, por katalanët kanë si proritet të largojnë së pari Junior Firpo.
Kurzaëa do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametra zero.