Watch the latest video at foxnews.com

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Trump bën parashikimin e frikshëm: Javën e ardhshme do të kemi shumë vdekje, fatkeqësisht

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur nga Koronavirusi me mbi 300 mijë të infektuar dhe mbi 8 mijë viktima deri tani.

Por paralajmërimi që bën kreu i Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump, është me të vërtetë i frikshëm.

Ai i tha popullit të tij se, java e ardhshme do të ketë pikun e infektimeve ndaj dhe ju tha të bëhen gati për një javë plot vdekje.

"Me shumë mundësi kjo do të jetë java më e vështirë", tha Trump para mbledhjes së Task Forcës anti-COVID 19 në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Syri.net.

"Do të ketë shumë vdekje, fatkeqësisht. Por shumë më pak sesa po të mos bëhej diçka e tillë", tha Trump duke iu referuar masave parandaluese që po merren.

"Por vdekje do të ketë", shtoi presidenti Donald Trump.

Trump falenderoi amerikanët për sakrificën e treguar duke qëndruar në shtëpi, ndërsa tha se, në New York janë duke u dërguar 1 mijë personel mjekësor ushtarak.

Ai u shpreh shpresëplotë sa i përket përdorimit të ilaçit të malaries, hydroxychloroquine në trajtimin e Koronavirusit. 

Sipas tij, SHBA ka mbledhur deri tani 29 milionë doza nga ky medikament. /A.R,Syri.net