Fëmijë, gra dhe burra kalojnë natën në të ftohtë mes Greqisë dhe Shqipërisë

Vijon të jetë e rëndë dhe problematike situata me qytetarët shqiptarë, të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro grek teksa nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit.

Sipas të dhënave ata nuk kanë autorizim nga konsullata apo Ministria e Jashtme çka ka bërë që autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre.

Mes personave ka gra burra dhe të moshuar.

Një pjesë e tyre kanë që mbrëmë, ndërsa disa të tjerë u janë bashkuar sot.

Pavarësisht apelit të tyre të përsëritur, ende qeveria nuk ka mundur të gjejë një zgjedhje për ta...