Gjendet i shtrirë në rrugë pa ndjenja një person i paidentifikuar

Një shtetas ende i paidentifikuar është gjendur pa ndjenja në rrugë këtë pasdite. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël në rrugën Elbasan-Librazhd. 

Personi është gjetur nga udhëtarë të rastësishëm të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar një patrullë policie si edhe forca të ushtrisë.

Personi i paindetifikuar është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit. 

Burime policore bënë me dije se personi nuk kishte dëmtime në trup çfarë e përjashton përplasjen nga një automjet.