Vet-infetohet me COVID-19 kryebashkiaku/ Çudit me deklaratën para mediave

Stephan von Dassel, 53 vjeç, kryetari i bashkisë së Mitte, Gjermani, deklaroi në mediat lokale se u infektua qëllimisht me koronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet.  

Sipas tij, ai e shikonte infektimin me koronavirus si një kontribut, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.  

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel, për televizionin RBB.  

Drejtuesi i bashkisë së Mitte, shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht.