Zbulohet plani i Serisë A që të mbyllë sezonin më 2 korrik
Serie A pritet të rikthehet më 20 maj dhe ky sezon të mbyllet më 2 korrik.
Sipas “Corriere dello Sport”, plani është që të luhen 12 javët e mbetura në kampionatin elitar në Itali dhe të përfundohet në fillim të muajit korrik.
Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari, janë sfidat që ende nuk janë zhvilluar nga muaji shkurt.
Nëse përfundon këto ndeshje, në ligën italiane do të zhvilloheshin çdo 3 ditë përballjet, në mënyrë që të mbyllen të gjitha takimet.
UEFA bëri të ditur se Liga e Kampionëve do të vazhdojë në korrik dhe gusht, ndërsa Serie A do të mbyllej më 2 korrik.
Kështu, italianët do të kishin kohë që të mbyllnin të gjitha takimet dhe lojtarët të kishin kohë për të pushuar përsëri.