Personat me kofshë të gjera kanë më pak rrezik për atak kardiak, tregon studimi

Të kesh kofshë të mëdha mund të mos jetë diçka për të cilën njerëzit janë krenarë nëqoftë se bazohen në standardet e bukurisë që shoqëria e sotme ka, por një studim mëson të kundërtën.

Besohet se ato mund të pakësojnë rrezikun e atakut në zemër dhe tensionin e lartë në gjak.

Kërkuesit zbuluan se ndër personat mbipeshë, ata me kofshë më të gjera kanë 1/3 më pak mundësi për tension të lartë gjaku.

Kofshët mendohen si zonat më të sigurta për të ruajtur dhjamin, ndërsa përreth barkut shihet si më e rrezikshme, pasi mund të përfshijë organet e brendshme.