Rama në delir: Më ka përzgjedhur Zoti, nuk e lëshoj Timonin edhe po të jem me respirator

Në një intervistë ndryshe, kjo falë edhe gazetarit Arian Çani, kryeministri Edi Rama mbrëmë në ‘Zonë e Lirë’ nxori hapur gjendjen e rëndë që e karakterizon: Delirin e madhështisë dhe të `profetit` mbi tokën e shqiptarëve.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për natyrën egocentriste që po shfaq në këto kohë të koronavirusit dhe madje duke e quajtur veten ‘baba i shqiptarëve’, mos vallë mendon se është bir i Zotit, Rama konfirmoi se e beson vërtet këtë gjë.

Kësaj pyetje ai iu përgjigj duke cituar gjyshen e tij të cilës në mediat italiane pak ditë më parë i dedikoi edhe sakrificën e 30 bluzave të bardha që shkuan në Itali nga vendi ynë, por që gjithsesi do të paguhen me nga 3 mijë euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë.

Në këtë kontekst në videon e mëposhtme ai kujton fjalët e gjyshes së tij e cila paska thënë se, Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.

Pra Zoti paska zgjedhur Edi Ramën që të shpëtojë shqiptarët në këto kohë të rënda dhe këtë e mbështet edhe me prognozat horror që jep çdo ditë ku flet për mijëra të vdekur, nëse ai nuk do të bënte këtë që po bën.

Por kulmi i sëmundjes psikike u shfaq nga fundi i intervistës kur deklaroi, se edhe nëse përfundonte i sëmurë me koronavirus dhe i lidhur me tubat e respiratorit, ai sërish nuk do ta lëshonte Timonin!