Striptizëm, fjalor banal në programin e Top Channel, Florjan Binaj i jep ‘shuplakë’: Po promovon antivlerat...

Aktori i njohur Florjan Binaj është zhgënjyer nga programi i ri në Top Channel në të cilin fjalët që përdorën janë shuma banale si të tipit: Ja kemi q* nonën këtij rregulli.

Ai shkruan në postimin e tij:

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”.

 Aktori nuk e ka cilësuar emrin  e programit por duke qënë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierë’.

Ky program në qëndër të tij ka 8 të rinj  të cilët do të qëndrojë bashkë 75 ditë të shkëputur nga realiteti i përditshëm duke u bërë pjesë e sfidave të ndryshme.

Në mbrëmjën e parë 8 të rinjtë u prezantuan, pinë alkool, kërcyen madje një nga vajzat argëtoi të tjerët dhe me striptizëm.

Mjafton të shihni videot në YouTube, për të arritur në përfundimin se Binaj ka shumë të drejtë.