Milan interesohet për mesfushorin e Barcelonës

Edhe pse futbolli është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, klubet po punojnë për afrime dhe rinovime kontratash me lojtarët.

Së fundmi mësojmë se skuadra e Milanit I ka hedhur sytë nga Barcelona për gjetjen e një mesfushori.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, kuqezintë dëshirojnë të afrojnë në skuadër kroatin, Ivan Rakitic, i cili me shumë gjasa e ka mbyllur aventurën me katalanasit.