Manastirliu: Shërohen edhe 3 infermierë, 99 të shëruar në total

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

#COVID-19 Lajm i mirë

Edhe 3 infermierë janë shëruar.

Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë.

Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA